Në Siberi hapet edhe një vrimë misterioze

  • 10 October 2019 - 08:36
Në Siberi hapet edhe një vrimë misterioze

Në vendin Solikamsk të Siberisë tani është hapur edhe një vrimë tjetër misterioze, me një sipërfaqe prej rreth 60 metrave katrorë, derisa thellësia ende nuk është matur. Kjo vrimë u hap në një largësi prej rreth 3,5 kilometrash nga miniera e kripës “Solikamsk -2”, për arsye tanimë të panjohura, e disa ditë para kësaj dukurie, minatorët ishin evakuuar për shkak të depërtimit të ujit.



Bira përpiu një pjesë të tokës në mes të fshatit e edhe përkundër faktit se vrima u hap në mes të agjes së banueshme, asnjë shtëpi nuk e kishte pësuar, vetëm oborret. Shefi i kompanisë e cila udhëhiqte me minierën “Solikamsk-2”, Dmitrij Osipov, ka deklaruar se nuk ekziston rreziku i zgjerimit të mëtejmë të vrimës dhe se nuk ka ndonjë rrezik të madh për fshatarët dhe kompaninë. T’ua rikujtojmë, më herët, gjatë këtij viti, tri kratere të tilla janë hapur në Rusi, dy në gadishullin Jamal dhe një në gadishullin Tamir. Prejardhja e tyre ende është duke u studiuar.

(Kosova Sot Online)