E vërteta e errët rreth përrallave

  • 10 October 2019 - 08:40
E vërteta e errët rreth përrallave

Ne sot fëmijëve tanë iu lexojmë përralla, të Vëllezërve Grim, p.sh, pa e ditur se në versionet e tyre origjinale këto përralla më shumë ngjanin në ndonjë skenar të filmave të tmerrit. Përralla origjinale e Hirushes ishte krejt e ndryshme. Kur asnjërës prej motrave të saj nuk i kishte rënë këpuca tamam, njëra nga to i kishte prerë gishtat e saj, me qëllim që ta mashtronte princin.

Kur Hirushja kishte marrë vesh se çka kishte ndodhur, ajo i kishte urdhëruar zogjtë e saj që t’ua çukisnin motrave sytë, kurse njerkën e kishte mbytur vetë, me derë. E, sa i përket Bukuroshes së fjetur, përrallë nga viti 1634, kur princi nuk ia del që ta zgjojë Bukuroshen e fjetur, ai e dhunon atë dhe largohet.

Ajo ngel shtatzënë dhe lind binjakë. Njëri nga djemtë e saj ia nxjerr ferrën nga gishti dhe vetëm atëherë ajo zgjohet. Liza në Botën e Çudirave ishte bazuar në konceptet e reja matematikore, kurse Pokahontas me të vërtetë kishte ekzistuar, por jeta e saj nuk ishte aspak si në përrallë. Ajo kishte vdekur në moshën 21-vjeçare. 

(Kosova Sot Online)