E lëshon toka

  • 16 October 2019 - 10:36
E lëshon toka

S hpesh na ka rënë t'i dëgjojmë, sidomos plakat, duke nëmur "të lëshoftë toka" dhe me gjasë kemi qeshur vetë me vete, duke mos mundur që ta parashikonim realizimin e një të nëmure të tillë. E, si po të lëshuaka toka?! Por, si duket, për fat të keq, edhe kjo qenka e mundshme.

Rasti më i ri ka të bëjë me një grua 45- vjeçare nga Melburni. Një ditë pasi që ajo u zgjua si rëndom, pa pasur ide se çka e priste, kishte dalë në oborr, ku kishte parë fqinjën më të vjetër duke vënë rrobat për t'u terur. Ajo kishte filluar t'i ndihmonte asaj dhe të bisedonin shtruar, sikur që mund të bisedojnë dy fqinje të mira në mëngjes, kur kishte ndodhur hataja, e papritura.

Toka nën të thjesht ishte hapur dhe e kishte përpirë. Gruaja fatkeqe me këtë rast kishte rënë në një vrimë të thellë gati tri metra, në fund të së cilës kishte edhe ujë. Asaj i ishte dashur që të qëndronte mbi ujë, duke pritur fqinjët, të cilët kishin kërkuar ndihmë. Pas rreth 20 minutash kishin ardhur zjarrfikësit dhe ia kishin dalë që ta nxirrnin gruan nga vrima, me anë të një litari. Për fat të mirë, gruaja nuk kishte pësuar ndonjë lëndim serioz.

(Kosova Sot Online)