“Floku i engjëllit” shihet në qiellin e Portugalisë

  • 18 October 2019 - 09:59
“Floku i engjëllit” shihet në qiellin e Portugalisë

Kohët e fundit është raportuar për shfaqjen e disa objekteve të çuditshme në qiellin e Portugalisë. Madje, dukuria ka qenë aq e shpeshtë saqë njerëzit kanë nxjerrë edhe një term për t’i përshkruar këto figura fantazmë, duke iu referuar me fjalën “floku i engjëllit”.



“Ka rënë këtë pasdite”, ka thënë një banor portugez. “Jam munduar ta vërtetoj nëse ndonjë aeroplan kishte fluturuar paraprakisht në atë hapësirë, mirëpo nuk kam gjetur ndonjë përgjigje pozitive. Unë dhe disa miq të mi i kemi dërguar fotografitë e nxjerra për analiza të mëtejme, për ta kuptuar më pas një gjë shumë të çuditshme.

Objektet në fjalë reagojnë nën dritën e rrezeve ultraviolete”. Rreth këtij fenomeni kanë folur edhe ekspertët e UFO-ve, të cilët kanë thënë që, sipas mendimit të tyre, dukuria në fjalë paraqitet si pasojë e një fushe magnetike që e rrethon një UFO! 


(Kosova Sot Online)