Grupi i ushtarëve marshues fantazmë

  • 19 October 2019 - 10:36
Grupi i ushtarëve marshues fantazmë

Kjo ngjarje i ka ndodhur njëfarë personi të quajtur Harlan, i cili kishte shkuar në spital në Rosebud, SHBA, në prill të vitit 2012, për shkak të dhembjeve të kokës, të shkaktuara nga goditja me një top bejsbolli, në rininë e tij. Pasi që i ishin bërë analizat dhe ishte lëshuar rreth orës 02:00 të natës, kur edhe u nis këmbë për të shkuar në shtëpi. Udhëtimi kishte kaluar në rregull meqë ai ecte përskaj rrugës, ku ndriçimi ishte më i mirë.

Por, kur filloi të ecte përgjatë rrugës pranë ndërtesës ku dikur ishte spitali i vjetër, filloi të ndihej çuditshëm. Në vendin ku dikur gjendej spitali, nuk kishte kurrfarë drite, vetëm drita që reflektohej nga shtëpitë e afërta. Papritmas, Harlan pa një radhë njerëzish, të paktën 18 deri 20 sish, me veshje ushtarake dhe me lopata në krahun e majtë. Ata nuk bënin zhurmë por shikonin në një drejtim. Ata ishin duke marshuar. Harlan u frikësua aq shumë sa që u kthye në emergjencë, ku qëndroi deri në mëngjes.

(Kosova Sot Online)