Ish-ushtari amerikan: “Kam luftuar kundër alienëve në Mars për 17 vjet me radhë”

  • 19 tetor 2019 - 10:39
Ish-ushtari amerikan: “Kam luftuar kundër alienëve në Mars për 17 vjet me radhë”

I sh marinsi amerikan, i cili paraqitet me emrin kapiteni Kaye, thotë se në Mars gjenden pesë koloni njerëzore dhe se ai ka kaluar 17 vjet duke luftuar, me qëllim të mbrojtjes së atyre kolonive. Duke shërbyer në një flotë hapësinore, të njohur me emrin “Forca mbrojtëse tokësore” (me pjesëtarë nga Amerika, Rusia dhe Kina), ish-ushtari amerikan thotë se ishte stërvitur që të operonte me fluturake të ndryshme bombarduese, të ngjashme me ato që shihen në serinë “Star Wars”.

Ai thotë se gjatë tërë kohës kishte mbrojtur kolonitë nga alienët, të cilët donin që Marsin ta merrnin për vete. Ai thotë se ka pasur stërvitje në Hënë, në satelitin natyror të Saturnit, Titan, bile edhe më thellë, në gjithësi. Ai thotë se ceremoninë e pensionimit e zhvilloi në Hënë, ku i pranishëm ishte edhe ish sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfield.

(Kosova sot Online)