Kush po i vjedh trutë në teksas?

  • 20 October 2019 - 08:43
Kush po i vjedh trutë në teksas?

Dikush i ka marrë disa qindra tru të njerëzve nga koleksioni i Universitetit "Texas" në Ostin. Drejtoria e universitetit thotë se janë zhdukur gjysma e kavanozave me formaldehid, ku ruhen trutë. Spitali shtetëror në Ostin 28 vjet më parë ia kishte dhënë universitetit trutë për t'i ruajtur përkohësisht, por laboratori kishte vend vetëm për 100 kavanoza, kështu që 100 kavanoza të tjerë ishin vendosur në bodrum të universitetit, nga ku edhe janë vjedhur tani.

Trutë e mbetur tani janë vendosur në një vend më të sigurt dhe janë duke u skanuar me rezonancë magnetike, ku incizimet e fituara do të përdoren në të ardhmen për studime. Në bazë të marrëveshjes me spitalin, universiteti ka qenë i detyruar të largojë të gjitha të dhënat të cilat tregonin se cilët ishin "pronarët" e truve. Por, merret vesh se është vjedhur edhe truri i snajperistit famëkeq, Charles Whitman, i cili në vitin 1966 i kishte vrarë 16 njerëz.

(Kosova Sot Online)