Ushtria amerikane bashkëpunon me alienët

  • 20 October 2019 - 08:45
Ushtria amerikane bashkëpunon me alienët

Një shkrimtar, po ashtu ish-ushtar i Forcës ajrore të SHBA-së, thotë se ka parë alienë të ngjashëm me njerëzit, duke frekuentuar kazinotë e Las Vegasit. Charles Hall, i cili aktualisht është në një turne në Norvegji, duke promovuar librat e tij të serisë "Millennial Hospitality", thotë se ushtrisë së SHBA-së i ka shkuar për dore që të kontaktojë me alienët e quajtur 'Të bardhët e gjatë'. Ai thotë se forcat amerikane të mbrojtjes kanë bashkëpunuar me këto qenie që nga vitet 1950, duke shkëmbyer edhe teknologji midis veti.

Por, prezantimi publik i këtyre alienëve është evituar, meqë autoritetet besojnë se alienët nuk janë të gatshëm në aspektin emocional për një ndërveprim të tillë. Duke elaboruar me tutje, autori amerikan thotë se alienët maskohen me rroba njerëzore, si dhe vejnë syza të diellit, për t'i vizituar kazinotë dhe për t'u relaksuar. Alienët, sipas tij, vizitojnë rregullisht vendet në Las Vegas, sikur që është "Stardust". Kudo që të shkojnë, alienët ruhen nga agjentët e CIA-s.

(Kosova Sot Online)