Rreth shtrigave të Salemit

  • 20 October 2019 - 08:55
Rreth shtrigave të Salemit

E dhe nëse nuk e keni lexuar librin e Arthur Miller-it, me emrin "Temptation", i cili në disa gjuhë është përkthyer me titullin "Shtrigat e Salemit", me gjasë keni dëgjuar nga burime të tjera se banorët e Salemit (Masaçusets) i digjnin shtrigat në turrë të druve. Por, kjo nuk është e vërtetë.

Sipas fjalëve të arkivistit të qytetit Danvers (i cili dikur njihej si fshati Salem), Richard Tresk, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë. Ai po ashtu ishte në krye të komitetit për shënimin e 300 vjetorit të shtrigërisë në Salem. Gjatë kohës së gjykimit, Nju Inglënd ende respektonte ligjet angleze, të cilat shtrigërinë e dënonin me varje, e jo me djegie në turrë të druve. Por, gjetiu në Evropë Kisha e konsideronte shtrigërinë herezi, për çka ata që i shpallte fajtorë, i lidhte dhe i digjte.

(Kosova Sot Online)