Çka ndodh në momentin e vdekjes?

  • 20 October 2019 - 14:58
Çka ndodh në momentin e vdekjes?

Ja si e përshkruan momentin e vdekjes një tekst i vjetër sanskrit Upanishada (grumbuj të teksteve vedike, paraardhëse të religjionit budist, hinduist dhe jainist) Brihadaranyaka thotë se, kur të vdesë një njeri dhe të hyjë në gjendje të pavetëdijshme, atëherë energjia jetësore tërhiqet në zemër dhe qenia e gjallë më nuk i njeh ata përreth vetes. Drita të cilën e kanë parë shumë njerëz, që kanë qenë buzë vdekjes, pra drita e famshme në fund të tunelit, në traditën tibetiane quhet dritë e qartë, e bardhë. Ajo dritë ia tregon njeriut rrugën e daljes nga bota fizike.

Personi duhet të mendojë për Zotin dhe për cakun më të lartë, e të mos lejojë që mendimet e tjera dhe shqetësimet ta pengojnë. Rrugët e daljes nga trupi Varësisht nga "kualifikimet" e qenies së gjallë, shpirti mund ta lëshojë trupin nëpër cilëndo vrimë të tij - nëpër sy, hundë, gojë, apo tepe të kokës. Mund të dalë edhe nga vrima të tjera, sikur që është anusi, nëse personin e pret një rilindje në një shkallë më të ulët. Pasi që nga trupi të largohen fuqitë jetësore, më pas te njeriu vijnë vetëdija dhe karma, si dhe afërsia me gjërat dhe dëshirat e kaluara. Kjo e çon atë në një trup tjetër. Karma është efekti i përbashkët i të gjitha cilësive të cilat i kemi zhvilluar me anë të të menduarit, fjalëve, veprave dhe dëshirave në këtë jetë. Ballafaqimi me vetveten Kur ta lëshojmë trupin, do të ballafaqohemi me dëshirat e kaluara, me veprat tona dhe me vetitë tona të vërteta. Nuk kemi se ku të fshihemi nga ajo që kemi dëshiruar, apo bërë. Do ta shohim se si ka qenë tërë jeta jonë, qoftë ajo e mirë, apo e keqe, fisnike, apo e vështirë. Më pas ndjejmë gëzim, apo dhembje, lumturi, apo pikëllim, varësisht nga ajo që kemi bërë. Edhe pse e tërë kjo ndodh brenda pak sekondave, në jetën e ardhshme bartet ndjenja e asaj çka duhet mësuar dhe përmirësuar. Derisa ballafaqohemi me këtë, emocionet fillojnë të na çojnë kah forma e re. Shpagimi Nëse shpesh kemi qenë xhelozë, apo të zemëruar edhe këtë e marrim me vete në momentin e vdekjes, atëherë emocionet e tilla do të na çojnë në trupin e një personi tjetër, të zemëruar dhe xheloz.

Por, nëse me veprat tona iu kemi shkaktuar dhembje të tjerëve, atëherë ato emocione do të na kthehen në jetën e ardhshme. Do ta ndjejmë dhembjen që shkaktohet nga ato emocione. Nëse në momentin e vdekjes mendojmë vetëm rreth Qenies superiore, atëherë mund ta evitojmë nevojën e lindjes së sërishme. Në një libër fetar hindus shkruan: "Ata që më adhurojnë Mua (Qenien superiore)... dhe i përqendrojnë mendjet tona tek unë, shumë shpejt i nxjerr nga oqeani i lindjes dhe vdekjes. Disa të tjerë, edhe pse nuk janë të aftë në diturinë shpirtërore, fillojnë ta adhurojnë Zotin e Madhërishëm, pasi që kanë dëgjuar për të nga të tjerët. Ata, për shkak të prirjes së tyre për dëgjimin e autoriteteve, po ashtu e tejkalojnë rrugën e lindjes dhe vdekjes". Ky edhe duhet të jetë qëllimi ynë. 

(Kosova Sot Online)