Kush janë alienët e hirtë dhe çka duan ata?

  • 21 October 2019 - 09:35
Kush janë alienët e hirtë dhe çka duan ata?

Në një intervistë të bërë nga Richard D. Hall, me Danielle Silverman dhe me profesorin John Biggerstaff, flitet rreth librave të Nigel Kerner, më saktësisht rreth dy librave të tij që flasin për alienët e hirtë. Këtë intervistë në tërësi mund ta gjeni në "YouTube", por ne këtu do t'ua tregojmë përmbajtjen e shkurtër të saj. Në vitin 1997 Nigel Kerner ishte i pari që doli me shprehjen Alienët e hirtë, të cilët kishin ardhur në Tokë.

Ai shpjegon në librat e tij se të hirtët janë robotë të sofistikuar biologjikë, të krijuar nga një civilizim jashtëtokësor, i cili ka kohë që është shkatërruar. Në librin e tij të ri, me titull "Grey Aliens And The Harvesting Of Souls", Kerner zbulon se alienët e hirtë janë duke u munduar ta mundin vdekjen duke marrë diçka që e kanë njerëzit, e që nuk e kanë ata: shpirtin. Me anë të manipulimeve me ADN-në njerëzore, këta alienë shpresojnë ta krijojnë një shpirt për vete dhe, kështu, të bëhen të pavdekshëm.

(Kosova Sot Online)