Shihet një fantazmë gjatë një ndeshjeje sportive

  • 21 October 2019 - 10:20
Shihet një fantazmë gjatë një ndeshjeje sportive

S ilueta e frikshme e një njeriu është filmuar gjatë një ndeshjeje sportive në Argjentinë. Pa marrë parasysh a besoni në të mbinatyrshmen, apo jo, kjo video e postuar në "YouTube", ku shihet një fantazmë duke vrapuar rreth stadiumit të futbollit, me të vërtetë është e frikshme.

Figura e atij që duket të jetë një njeri i ri, mund të shihet qartë duke vrapuar rreth perimetrit të një fushe të futbollit në Argjentinë. Incizimi është bërë gjatë një ndeshjeje të bërë tash vonë midis klubeve "Racing Club" dhe "River Plate", duke marrë më shumë se 250,000 klikime për vetëm dy ditë. Fantazma duket duke shkuar përpara-prapa me një shpejtësi të konsiderueshme. Pasi që kanë parë incizimet, askush nuk ka mundur të pajtohej se a ishin ato fantazma me të vërtetë të pranishme edhe në terren, apo jo.

(Kosova Sot Online)