Në Mars zbulohet një ishull misterioz

  • 25 October 2019 - 08:57
Në Mars zbulohet një ishull misterioz

NASA është duke u munduar që ta përcaktojë origjinën e një formacioni të çuditshëm rrethor, të gjetur në regjionin Athabasca të Marsit. Me një diametër prej 1.2 miljesh, ky formacion i çuditshëm ishte fotografuar nga orbituesi. "Reconnaissance" i Marsit. Forma e rregullt dhe rrethore, dallohet shumë mirë nga ambienti tjetër, i cili kryesisht është i rrafshët, i shkaktuar nga rrjedha e llavës. Ekspertët janë duke analizuar për ta vërtetuar se cili aktivitet apo proces është përgjegjës për formimin e këtij formacioni.



"Ka mundësi që llava nga brenda të ketë ndikuar në formimin e kësaj strukture", ka sugjeruar NASA", në ueb- sajtin e saj. Aty thuhet se, në atë vend, mund të ketë pasur shumë akull. 

(Kosova Sot Online)