Zgjidhet misteri i dunave të rërës në Titan

  • 28 October 2019 - 09:55
Zgjidhet misteri i dunave të rërës në Titan

S hkencëtarët kanë sqaruar sesi janë formuar dunat e mëdha të rërës në satelitët e Saturnit. Shkencëtarët thonë se dunat në Saturn janë formuar nga një material i çuditshëm viskoz, i ngjashëm me rërën, që përbëhet nga hidrogjeni dhe karboni. Shkencëtari Devon Burr dhe ekipi i tij, në bazë të një eksperimenti, kanë ardhur deri në përfundim se dunat në Titan (që është sateliti natyror i Tokës) nuk janë krijuar dalë-ngadalë, por ato janë rezultat i erërave të forta, të shkurtra. Por, një studim tjetër, i veçantë, ka gjetur se disa nga dunat më të mëdha të Titanit mund të jenë formuar për rreth 3,000 vite të Saturnit, që janë sa rreth 90,000 vite të Tokës.

“Kjo deri diku është ngjashëm me atë sesi janë formuar shkretëtirat ranore në Tokë”, thotë gjeo-fizikani Ryan Ewing. “P.sh. në disa pjesë të shkretëtirës së Saharës, disa nga dunat më të mëdha mendohet të jenë formuar rreth 25,000 vjet më parë”.

(Kosova Sot Online)