Rrëfimi i këngëtares nga Argjentina, e cila ka qenë e pushtuar nga djajtë

  • 30 October 2019 - 14:52
Rrëfimi i këngëtares nga Argjentina, e cila ka qenë e pushtuar nga djajtë

Një këngëtare nga Amerika Latine pretendon se më në fund ka arritur ta marrë kontrollin mbi jetën e saj, pasi që ka hequr dorë nga mjekimet dhe ka angazhuar një mjek alternativ për ta çliruar nga djajtë.

Sabrina Sabrok, e cila për momentin jeton në Meksiko, ka thënë që gjithçka në jetën e saj kishte filluar të merr rrjedhë negative në fillim të këtij viti, kur ishte shtruar në një spital për t’u shëruar nga sulmet e panikut dhe depresioni. Megjithatë, pas një kohe të kaluar në spital, 38-vjeçarja nuk kishte vërejtur ndonjë përmirësim në gjendjen e saj, andaj edhe kishte vendosur të drejtohej tek religjioni dhe të kërkonte shpëtimin aty.

Gjetja e shpëtimit

Biondina argjentinase, e cila ka marrë pjesë në një sërë emisionesh televizive, përfshirë edhe versionin e “Big Brother” në Meksiko Siti, ka thënë që Zulema (gruaja që e ka shëruar), i kishte thënë që ajo ishte “e pushtuar”.

E gjendur në një pozicion të tillë, Sabrina kishte vendosur që ta angazhonte Zulema-n dhe ndihmësit e saj për ta kryer procesin e ekzorcizmit, proces i cili është kryer në një varrezë dhe është filmuar në tërësi.

Në video ajo shihet duke bërtitur dhe duke sharë, ndërsa shumica e njerëzveqë kanë pasur rastin ta shohin videon kanë thënë që ajo është dukur si një film horror.

Mirëpo, Sabrina, e cila ka pasur edhe një emision të cilin e ka drejtuar në të kaluarën, ka thënë që nuk i intereson se çka thonë kritikët, për të është e rëndësishme që ajo është çliruar nga shpirtrat e ligj dhe tanimë më në fund po e shijon jetën.

Në anën tjetër, shpëtimtarja e saj, Zulema, ka thënë: “Jam shumë e lumtur që ekzorcizmi i ka ndihmuar, duke nxjerrë djajtë nga trupi i saj”.

Jeta pas çlirimit nga djajtë

Tani, duket se gjithçka në jetën e Sabrina-s,  e cila kishte lindur me emrin Lorena Fabiana Colotta, ka ndryshuar për të mirë, pasi që ajo ka filluar edhe karrierën në këndim, përkrah këngëtares meksikane, Ivonne Soto.

Javën e kaluar ajo ka bërë të ditur që është lidhur me një të dashur të ri, kur edhe ka thënë: “Ekzorcizmi më ka ndihmuar me shumë gjëra në jetë. Në të kaluarën as nuk kam guxuar ta imagjinojë një lumturi të tillë”.

(Kosova Sot Online)