Gruaja e akuzuar për sulm, pretendon që djalli e ka shtyrë ta therte mikun e saj

  • 31 October 2019 - 09:46
Gruaja e akuzuar për sulm, pretendon që djalli e ka shtyrë ta therte mikun e saj

Një grua nga Miçigenu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , e cila ka therur shokun e saj në qafë, pretendon që një gjë të tillë e ka bërë pasi që ka qenë e pushtuar nga djajtë. Policia ka bërë të ditur që Torri Harris, e cila është akuzuar për sulm, e kishte therur mikun e saj në mëngjesin e së dielës.

Harris në deklaratën e saj ka thënë që ajo ka qenë e pushtuar nga një djall, i cili e kishte detyruar që ta merrte thikën dhe ta therte mikun e saj 21-vjeçar. Viktima është therur në pjesën e pasme të veshit dhe është dërguar në një spital të afërm ku edhe ka dalë jashtë rrezikut për jetë.

(Kosova Sot Online)