Cila ishte ngjyra e parë në univers?

  • 31 October 2019 - 12:52
Cila ishte ngjyra e parë në univers?

Universi është i zhytur në një det dritash nga e bardha e yjeve të rinj deri në shkëlqimin e thellë të kuq të reve të hidrogjenit. Përtej ngjyrave që shihen nga sytë e njeriut, ka të tilla që është e pamundur të perceptohen prej nesh dhe që mund të zbulohen vetëm falë rrezeve gama. Kozmosi është i mbushur me ngjyra të mrekullueshme, të lashta dhe të reja. 

Por nga të gjitha këto, kishte një ngjyrë që u shfaq para të tjerëve, ngjyra e parë e universit. Universi filloi 13.8 miliardë vjet më parë me një shpërthim të madh.

Në momentin e tij të hershëm të krijimit, ai ishte më i dendur se sa u shpërbë me kalimin e viteve. Gjithçka ndryshoi kur ndodhi edhe Big Bang apo si njihet ndryshe edhe shpërthimi i madh.

Ai nuk ndodhi në hapësirë boshe por në një hapësirë të zgjeruar të mbushur me energji. Universi i hershëm kishte një temperaturë thuajse të barabartë në të gjithë hapësirën e tij, dhe drita e tij kishte një shpërndarje të gjatësive të valëve e cila krijonte një trup të zi.

Shumë objekte marrin ngjyrën e tyre nga lloji i materialit prej të cilit janë bërë, por ngjyra e zezë krijohet vetëm në varësi të temperaturës.

Një trup i zi me nxehtësi të lartë do të kishte një shkëlqim të ndritshëm portokalli në të bardhë, i ngjashëm me dritën e ngrohtë të një llambë të vjetër 60 vat e nëse do flisnim për të parën ngjyrë të Universit me siguri do të ishte kjo.

Një ngjyrë më e saktë e universit të hershëm.

(Kosova Sot Online)