
Qyteti që ka gati 70 vjet që është braktisur
Ish-qyteti i minierave të arit në Bodie ka gati 70 vjet që është braktisur.
Përpos faktit që në atë vend u mbyll miniera, banorët thuhet se e braktisën qytetin pasi aty ka pasur raportime për fantazma.
Në këtë qytezë të braktisur ka ende pothuajse 200 struktura që qëndrojnë “në këmbë”, dhe vizitorët mund të enden nëpër rrugët e shkreta ose të eksplorojnë ndërtesa të tilla si kisha, shtëpi dhe disa ndërtesa të tjera publike.
Madje, shtëpitë kanë ende mobiljet e tyre, imazhet në mure dhe enët e shtruara.
(Kosova Sot Online)