Rezultatet mahnitëse të ADN-së së jetit

  • 05 November 2019 - 10:46
Rezultatet mahnitëse të ADN-së së jetit

ADN-ja për të cilën mendohej se i takonte një ariu të shfarosur polar në Himalaje, mund t'i takojë në fakt dikujt tjetër. Profesori Bryan Sykes kishte bërë bujë të madhe kur kishte testuar një qime gjoja të krijesës jeti, kur pa se eshtrat me gjasë i takonin një lloji të ariut të shfarosur polar, i cili kishte jetuar rreth 120,000 vjet më parë. Ky zbulim ofroi mundësinë që ata që kishin thënë ta kishin parë krijesën kontroverse jeti në Himalaje, në fakt kanë mundur ta shihnin këtë lloj të ariut antik.

Por, tani shkencëtarët e tjerë, Ceiridwen Edwards dhe Ross Barnett, i kanë bërë analizat e njëjta të ADN-së dhe besojnë se qimet nuk vijnë nga lloji i zhdukur i ariut polar, por në fakt vijnë nga një nën-specie e rrallë e ariut të murrmë. "Ariu i Himalajeve është një nën-specie e ariut të murrmë i cili jeton në pjesët e larta të Himalajeve dhe në zonat e thella malore në Pakistan, Nepal, Tibet, Butan dhe India", thonë ata. Ka kohë që këta arinj janë marrë parasysh gjatë krijimit të mitit të jetit.

(Kosova Sot Online)