Skeletet misterioze në liqenin indian Roopkund

  • 05 nëntor 2019 - 10:48
Skeletet misterioze në liqenin indian Roopkund

I ndia ka shumë sekrete, ku njëri ndër to është edhe ai i skeleteve në liqenin Roopkund. Kur të shkrihet bora, shpesh shihen me qindra kafkash të njerëzve dhe pjesëve të tjera të skeletit. Kush ishin këta njerëz? Si vdiqën ata? Kjo vazhdon që të jetë mister. Skeletet e njerëzve për herë të parë ishin zbuluar në vitin 1942 nga renxheri H K Madhwal, edhe pse ka raporte rreth këtyre eshtrave që nga fundi i shekullit XIX. Skeletet duken qartë në ujin e kthjellët, kur të shkrihet akulli.

Përpos skeleteve, këtu janë gjetur edhe artefakte të ndryshme, si shigjeta të hekurit, pantofla të lëkurës, etj. Kur një ekip i revistës "National Geographic" zhvendosi disa skelete, te disa prej tyre ende ishte i ngjitur mishi. Koha e vdekjes së tyre është konstatuar rreth shekullit IX. Sipas legjendës, këto janë kufomat e mbretit dhe ushtarëve të saj, duke përfshirë edhe gruan shtatzënë, të cilët i kishte zënë stuhia.

(Kosova Sot Online)