Ky është peshku që jeton më së thelli në oqean

  • 06 nëntor 2019 - 10:16
Ky është peshku që jeton më së thelli në oqean

S ipas një studimi të përfunduar së fundmi, shkencëtarët nga Universiteti i Aberdinit dhe ai i Havait kanë kaluar 30 ditë duke hulumtuar fikat më të thella në lindje të Filipineve, ku gjendet edhe thellësia më e madhe e ndonjë oqeani. Hulumtuesit kanë kaluar plot 105 orë në thellësi të oqeanit, duke bërë 92 zhytje.

Megjithatë, gjëja më e çuditshme që ka ndodhur gjatë kësaj ekspedite ka qenë gjetja e një peshku, i cili është gjetur 500 metra më thellë sesa thellësia që më parë ishte identifikuar ndonjë peshk. Peshku është gjetur në thellësi prej 8,145 metrash, ndërsa pjesëmarrësit e studimit kanë bërë të ditur që kurrë më parë nuk kanë parë ndonjë peshk të tillë, duke aluduar në faktin që ky peshk është një specie e re për njerëzimin.

(Kosova Sot Online)