Alienët ndoshta jetojnë nën koren e tokës

  • 08 November 2019 - 10:05
Alienët ndoshta jetojnë nën koren e tokës

Një studim i ri, i botuar në revistën "Nature", thotë se ndoshta nën koren e Tokës ka më shumë ujë sesa në sipërfaqen e saj, gjë që d.m.th. se në thellësi të Tokës ka mundësi që të ketë edhe ndonjë formë të panjohur të jetës. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Torontos kanë përcjellë të dhënat nga 19 miniera në Kanada, Republikën jugafrikane dhe në Skandinavi, me ç'rast kanë zbuluar 2,5 milje kub ujë.

Hidrogjeni nga uji mund të ketë shërbyer si ushqim për format e ndryshme, potenciale, të jetës. Prodhimi i hidrogjenit tregon për ekzistimin e "bashkësive të përbëra mikrobike", të cilat mund të ekzistojnë menjëherë nën koren e Tokës. Uji i lashtë është i ngjashëm me atë që mund të gjendet në afërsi të burimeve në thellësi të oqeaneve. Edhe Marsi ka pasur shkëmbinj të vjetër me miliarda vjet, me potencialin që të prodhojnë hidrogjen, prandaj ky zbulim mund të çojë deri te teoritë e reja për ekzistim.

(Kosova Sot Online)