Kush janë njerëzit e gjatë e të hollë?

  • 08 November 2019 - 10:52
Kush janë njerëzit e gjatë e të hollë?

Një revistë, e cila merret me dukuritë paranormale, ka marrë një letër ku një lexues, i cili kërkon të mbetet anonim, për shkak të frikës se të tjerët do ta konsideronin të marrë, thotë se i ka rastisur të shihte dy krijesa të ngjashme me njeriun, me gjatësi të madhe, por me një hollësi tepër ekstreme. Dëshmitari, i cili merret vesh se është grua, thotë se kishte qenë burri i ai cili e kishte parë në fillim atë krijesë, e më pas e kishte njoftuar edhe atë. Pasi që kishte shkuar te gruaja, njeriu i gjorë ishte mbushur frymë dhe dridhej nga frika.

Ajo që pamë nuk kishte të bënte asgjë me alkoolin, thotë gruaja. Kur kishte shikuar në horizont, gruaja edhe vetë i kishte parë alienët, apo çfarëdo qofshin ato krijesa të neveritshme. Në fillim ishte dukur sikur ata ishin në ndjekje të njerëzve, por më pas e kishin ndërruar papritmas drejtimin dhe ishin zhdukur.

(Kosova Sot Online)