Rruga e Qumështit ka një fqinje “të re”

  • 09 November 2019 - 09:36
Rruga e Qumështit ka një fqinje “të re”

Në fqinjësi të Rrugës së qumështit ka tollovi më të madhe sesa që është menduar. Duke shfrytëzuar të dhënat nga teleskopi i NASA-s, ekipi rus-amerikan i astronomëve ka zbuluar një galaktikë xhuxhe, në një largësi prej rreth 7 milionë vite të dritës nga Rruga e qumështit.

E quajtur KKs3, kjo galaktikë gjendet në drejtim të Hidrës së vogël. Ky është zbulimi i fundit në vazhdën e zbulimeve të ashtuquajtura galaktika “të grupit lokal”. Krahasuar me të tjerat, galaktika KKs3 është e vogël. Masa e saj e përgjithshme është vetëm sa një e dhjetëmijta pjesë e Rrugës së Qumështit. “Zbulimi i trupave qiellor sikur që është KKs3 është një punë e mundimshme qoftë edhe me anë të teleskopit më të sofistikuar”, thotë profesori rus Dmitrij Makarov.

(Kosova Sot Online)