Misteri i njeriut të Somertonit
Rasti Taman Shud, i njohur edhe si misteri i njeriut nga Somertoni, është një rast i pazgjidhur i një njeriu të panjohur, të gjetur të vdekur në orën 6:30 para dite, më 1 dhjetor të vitit 1948, në plazhin Somerton në Adelaida, Australinë jugore.
Ky rast ka marrë emrin sipas një fraze, “tamam shud”, që në persisht d.m.th. “mbaroi, mori fund”, fjalë që u gjet në një copë letre nga rubaitë e Omar Khajamit.
Njeriu anonim u gjet pa asnjë dokument identifikimi dhe kurrë nuk është ditur se si erdhi deri te vdekja, por supozohet se ai vdiq i helmuar. As në rrobat e tij nuk kishte asnjë etiketë. Meqë në xhepin e tij u gjet një pjesë e poezive të Khajamit, supozohet se ai ka bërë vetëvrasje. Më pas u gjet libri nga, i cili ishte shqyer letra. Në fletën e fundit të librit ishte shënuar diçka e koduar. Ekspertët ende nuk ia kanë dalë që ta dekodojnë atë shkrim.
(Kosova Sot Online)