Projekti i “Barkës së Nuhit”

  • 12 November 2019 - 09:41
Projekti i “Barkës së Nuhit”

Universiteti “Lomonosov” në Moskë i ka marrë fondet më të mëdha shkencore prej se mbahet mend, me qëllim të mbledhjes së ekzemplarëve të ADN-së të të gjitha qenieve që jetojnë sot, por edhe që kanë jetuar në të kaluarën, me qëllim të krijimit të bazës së parë botërore të materialit gjenetik të këtij lloji. “Projektin e quajmë ‘Barka e Nuhit’.

Qëllimi ynë është që ta krijojmë një bazë të të dhënave ku do të ruhen gjenet e tërë botës së gjallë në planetin tonë, duke përfshirë gjallesat, llojet që janë në zhdukje e sipër dhe materialin nga llojet e zhdukura”, thotë Viktor Sadivniq. “Barka gjenetike” do të duhej të kompletohej në vitin 2018, do të ndërtohet në një kampus universitar. Merret vesh se edhe britanikët kanë një ide të ngjashme.

(Kosova Sot Online)