Një UFO shihet duke dalë nga dielli

  • 12 nëntor 2019 - 09:48
Një UFO shihet duke dalë nga dielli

Dielli, ylli më i rëndësishëm për racën njerëzore, prej se mbahet mend ka nxitur interesim dhe debate të shumta. Derisa disa popuj e kanë ngritur atë aq lart, saqë ta konsideronin edhe hyjni, të tjerët megjithatë, e kanë vendosur atë në qendër të vëmendjes së tyre, për shkak të rëndësisë së madhe që ka ekzistimi i tij për jetën në tokë.

Për këtë shkak, edhe sot e kësaj dite ka shumë shkencëtarë, por edhe entuziastë, të cilët e shikojnë thuajse vazhdimisht diellin, me qëllim që të mësojnë, a zbulojnë diçka në lidhje me të. Në një incizim interesant, të bërë kohët e fundit, shihet një UFO i madh duke u larguar nga Dielli. Fotoja është shumë e detajuar dhe nuk lë shumë vend për të dyshuar se çka jemi duke parë. Kjo UFO e madhe në formë trekëndëshi, me të dalë nga Dielli, shkaktoi një shpërthim të madh në Diell.

(Kosova Sot Online)