Tregimi për fantazmën e Krishtlindjes

  • 13 nëntor 2019 - 09:58
Tregimi për fantazmën e Krishtlindjes

Tregimet e fantazmave gjatë Krishtlindjes janë një traditë në disa pjesë të botës. Në Britani, tregimet si ato të Charles Dickens, me titull "A Christmas Carol" kanë furnizuar sezonin festiv me traditën e tregimeve të frikshme dhe anekdota të tmerrshme.

Dickens edhe vetë kishte inkurajuar shkrimtarët e tjerë që të krijojnë tregimet e tyre për fantazmat për Krishtlindje dhe të ndihmojnë në popullarizimin e tregimeve të tyre mbinatyrale rreth pemës së Krishtlindjes. Në Skoci dhe në Irlandë, tregimet mbinatyrale më shumë ndërlidhen me Natën e Shtrigave, një traditë që ishte bartur nga kolonistët amerikanë. Këtyre ditëve, Nata e Shtrigave, si e kundërta e Krishtlindjes, shfaqet me tregime për fantazmat.

(Kosova Sot Online)