"Hokkaido", kukulla e pushtuar nga fantazmat

  • 13 nëntor 2019 - 10:00

Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët, kukullat janë të frikshme. Ata sy të vdekur duket thuajse janë drejtuar drejt jush. Qëndrojnë ulur dhe t'i ngulin sytë. Ka shumë tregime për kukullat e pushtuara nga djajtë apo fantazmat, por një është më e çuditshmja, për kukullën në Japoni, për flokët e saj që vazhdojnë të rriten. Tregimi për kukullën e ashtuquajtur "Okiku" fillon më 1918, kur një djalosh 17-vjeçar i quajtur Eikichi Suzuki, kishte blerë një kukull për motrën e vet 2-vjeçare, Okiku-n, si suvenir derisa kishte vizituar Saporro-n, në ishullin japonez të Hokaidos.

Kukulla ishte 40 centimetra e gjatë. Sytë i kishte të zinj me fytyrë porcelani e fytyrë të bardhë dhe flokë të zezë. Vajza kishte luajtur me të çdo ditë dhe ia kishte dhuruar emrin e vet. Vajza kishte vdekur e familja e kishte vendosur kukullën në vend të vajzës. Papritmas flokët e kukullës kishin filluar të rriten, e familja ishte alarmuar se shpirti i vajzës së tyre të vdekur ishte zhvendosur në kukullën e saj.

(Kosova Sot Online)