Legjendat më të frikshme urbane

  • 14 November 2019 - 15:13
 Legjendat më të frikshme urbane

Trupi i vdekur nën krevat

Legjenda: Një çift kishte shkuar për të fjetur në një hotel dhe papritmas kishin filluar të ndjejnë një aromë shumë të pakëndshme. Pasi që kishin thirru stafin për t'u ankuar, këta të fundit e kishin kuptuar që aroma po vinte nga pjesa e poshtme e krevatit të çiftit. Pasi që e kishin larguar shtratin, ishte kuptuar që nën shtrat po qëndronte trupi i pajetë i një personi, i cili kishte vdekur aty. E vërteta: Kjo gjë ka ndodhur më shumë se një herë dhe atë në hotelet e Las-Vegasit, Kansasit, Nju-Jorkut dhe Kalifornisë.

Duket se vendi ideal për futjen e trupave që sapo vdesin është nën krevat. "Dekorimi" për Natën e Shtrigave Legjenda: Ajo që ishte menduar se është një dekorim i bukur për Natën e Shtrigave kishte rezultuar të jetë trupi i një gruaje, e cila paraprakisht e kishte varur vetën në një lis pranë shtëpisë së saj. E vërteta: Në një fshat në Delauejr të SHBA-së, një grua 42-vjeçare, e mërzitur nga jeta, kishte vendosur t'i jap fund jetës së saj duke u varur në trungun e një lisi të vjetër, buzë një rruge shumë të frekuentuar. Që nga koha kur ishte gjetur trupi i varur i kësaj gruaje fatkeqe, tregimi i saj kishte filluar të tregohej nëpër tregimet për natën më të frikshme të vitit. Adoleshenti që është varur pa dashje Legjenda: Një adoleshent ishte shfaqur në Natën e Shtrigave dhe kishte bërë përpjekje që t'i argëtonte masën, duke bërë sikur po varej, mirëpo, për fatin e tij të keq, gjërat nuk kishin shkuar sipas planifikimeve, dhe ai ishte varur njëmend.

E vërteta: Imitimi i varjes nëpër shumë vende të botës është traditë në natën më të frikshme të vitit, megjithatë, në Frederika të SHBA-së, një mashtrim i tillë kishte përfunduar tragjikisht, pasi që një adoleshent nga ky qytet ishte vetëvrarë si pasojë e ngufatjes.

Burri i varrosur për së gjalli

Legjenda: Një burrë afro të dyzetave, pasi që ishte futur në arkivolin e tij nga ana e familjarëve, të cilët kishin menduar që kishte vdekur, kishte lëvizur dhe masa e mbledhur për t'ia dhënë lamtumirën fundit kishin mbetur të shtangur përballë "të vdekurit" që po zgjohej nga arkivoli. E vërteta: Në fakt, tanimë janë bërë qindra raste anekënd botës që flasin për njerëzit, të cilët për pak sa nuk janë varrosur për së gjalli. Vetëm gjatë vitit 2014 është raportuar për një numër të madh të njerëzve, të cilët janë "ringjallur".

(Kosova Sot Online)