Roboti "Opportunity" vuan nga "amnezia"

  • 17 November 2019 - 07:59
Roboti

Roboti i dërguar nga NASA për ta hulumtuar Planetin e Kuq, tash e më shumë se një dekadë, ka punuar në eksplorimin e gjërave në sipërfaqen e Marsit, mirëpo tani duket se roboti është lodhur dhe ka filluar të tregojë shenja të plakjes.

NASA ka bërë të ditur që memoria e "Opportunity"-t është dobësuar dukshëm dhe se informacionet që ai po i merr, po veniten. "Roboti harron se çka ka bërë", ka thënë menaxheri i projektit, John Callas.

Nëse situata përkeqësohet, zyrtarë të NASA-s druhen që komunikimi me të do të vështirësohet edhe më shumë, e nuk përjashtohet mundësia që ky robot, pas më shumë se një dekade pune të palodhshme, të dalë jashtë përdorimit.

(Kosova Sot Online)