Zbulon një tunel antik nën shtëpinë e vet

  • 20 nëntor 2019 - 10:31
Zbulon një tunel antik nën shtëpinë e vet

Një qytetar egjiptian, i identifikuar si "Nagy", nga sajti arab ahram.org, ishte duke gërmuar në oborrin e tij, kur gjeti një tunel që çonte deri te piramida në Khufu. Kjo piramidë, që quhet Piramida e madhe, është më e vjetra dhe më e madhja nga tri piramidat e Gizës. Nagy, banor i fshatit El Haraneya, afër rrafshinës së Gizës, kishte gërmuar rreth dhjetë metra derisa e kishte gjetur tunelin, të bërë nga blloqet e gurit.

Ministria egjiptiane e antikiteteve ka dërguar arkeologët në skenë dhe një komitet ka konfirmuar se tuneli me të vërtetë çon deri te ajo piramidë. Arkeologët me dekada të tëra kanë kërkuar tunelin deri te piramida. Ky tunel përmendet në Historitë e Herodotit, por derisa u zbulua tani ishin të pakta dijet rreth vendndodhjes së tij. Tani, pas zbulimit të tunelit, shpresohet se do të zbulohet edhe një tempull antik, i cili besohet se gjendet nën fshatin Nazlet el-Samman.

(Kosova Sot Online)