Një strukturë e çuditshme në liqenin e galilesë

  • 21 November 2019 - 08:55
Një strukturë e çuditshme në liqenin e galilesë

Nën Liqenin e Galilesë në Palestinë, është zbuluar një strukturë e madhe, e gurtë, për të cilën arkeologët nuk e dinë se çka prezanton, sikur që nuk dinë as kohën kur ajo është ndërtuar. Pesha e saj vlerësohet të jetë rreth 60.000 tonelata.Kjo strukturë gjendet në afërsi të lumit Jordan. Disa hulumtues mendojnë se kjo strukturë është bërë për t'i joshur peshqit, por nuk ekziston asnjë dëshmi që do ta konfirmonte këtë.

Po ashtu, nuk ka asnjë dëshmi se a është ndërtuar kjo strukturë në tokë, e më pas të jetë futur nën ujë, apo që nga fillimi të jetë ndërtuar nën ujë. Hulumtuesit janë pajtuar në konstatimin se struktura është rreth 4000 vjet e vjetër, meqë në afërsi të saj gjenden disa gjetje misterioze të periudhës së megalitit. Sido që të jetë, ai që e ka ndërtuar këtë strukturë, ka pasur dituri të përkryera dhe aftësi jashtëzakonisht të sakta.

(Kosova Sot Online)