
Filmon skenën misterioze në qiell: “Është një UFO gjigant”
Një pushues në Tajlandë pretendon se ka kapur momentin kur një “UFO” gjigant fluturues u shfaq në një re të kuqe në qiell.
Skena e rrallë i la pa fjalë të gjithë të pranishmit që patën mundësi të dëshmonin fenomenin e rrallë të qiellit.
Videoja dhe fotot u kapën nga 53-vjeçari Darren Blakeley i cili mundi të regjistronte formimin e çuditshëm të reve ndërkohë që ndodhej me pushime në lagunën, Phuket, Tajlandë më 22 prill.
Pamjet e frikshme tregojnë masën e reve në mes të së cilave mund të shihje vetëtima ndërkohë që pjesa tjetër e qiellit ishte e kthjellët.
Pas resë duket gjithashtu edhe një dritë e çuditshme që lëviz dhe zhduket.
(Kosova Sot Online)