Sheh një fantazmë derisa flet në "Skype"

  • 25 nëntor 2019 - 10:24
Sheh një fantazmë derisa flet në

Një grua u frikësua shumë derisa, gjatë një bisede me të dashurin e saj në "Skype", ajo pa një si fantazmë që gjendej prapa të dashurit të saj. Ajo bëri një fotografi dhe e dërgoi në ueb sajtin "Ghost Study", për ta analizuar. Gruaja e quajtur, Carolyn Day, thotë se është e bindur që objekti i çuditshëm që kishte parë, ishte diçka mbinatyrore.

Ajo i kishte thënë të dashurit që të mos kthehej prapa, e as ta shikonte këtë krijesë. Ajo tregon se, pak para kësaj bisede, të dashurit të tij i ishte diagnostikuar leukemia. Kjo e bën atë që të mendojë se fantazma, në fakt ishte engjëlli roje i të dashurit të saj. Ata që i kanë parë këto fotografi nuk janë të sigurt se a bëhet fjalë për ndonjë mashtrim, ndonjë person të gjallë, apo diçka krejtësisht tjetër. E ju, çka mendoni?

(Kosova Sot Online)