Midis vrasjeve pa të dyshuar dhe kufomave pa identitet

  • 26 November 2019 - 14:55
Midis vrasjeve pa të dyshuar dhe kufomave pa identitet

Kufoma në zgorin e vidhit

Në vitin 1943, katër djem të quajtur Robert Hart, Bob Farmer, Fred Payne dhe Thomas Willetts ishin duke në gjueti pa leje në malet afër Uorcestershajrit në Britani. Në një moment, ata gjetën një dru gjigant të vidhit, duke besuar se aty mund të përfitonin nga foletë e shpezëve. Bob Farmer u ngjit në dru dhe vërejti një kafkë brenda një zgori të drurit. Pasi që panë dhëmbët dhe flokët, djemtë menjëherë kuptuan se ajo ishte kafkë njeriu. Willetts më pas njoftoi policinë se çka kishin gjetur, e policia gjeti thuajse një skelet të tërë aty, bashkë me unazën e martesës dhe me disa rroba të shqyera. Po ashtu, aty afër, u gjet edhe një dorë e varrosur. Shkaku i vdekjes së personit në zgor besohet të ketë qenë zënia e frymës, por kufoma nuk mundi të identifikohej dhe i dyshuari kurrë nuk u gjet.  

Jill Dando

Jill Dando ishte njëri nga gazetaret më të dalluara në Britani, derisa u vra më 26 prill të vitit 1999. Kufoma e Dando-s u gjet rreth 14 minuta pas vrasjes, nga fqinja e tij Helen Doble jashtë portës së shtëpisë së saj. Policia konstatoi se Dando ishte vrarë me një të shtënë në kokë, pasi që ishte kapur nga prapa nga një sulmues i panjohur. Një fqinj tjetër, Richard Hughes, vërejti se kishte dëgjuar zërin e Dando-s, sikur kur e përshëndetë një mik të njohur. Ai po ashtu ishte i vetmi që e përshkroi vrasësin, si një burrë të racës së bardhë, të moshës së mesme, të gjatë rreth 180 cm. U bënë hetime të thukëta, më pas u arrestua dhe u dënua një banor lokal, Barry George, por më pas ai u lirua. Më pas filloi të qarkullonte mendimi se Dando ishte vrarë nga një grup terroristësh serbë, të paguar nga regjimi i Milosheviqit, për shkak se Dando kishte raportuar për dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, por misteri mbetet i pazgjidhur edhe 16 vjet më vonë.  

Shkruesi i Sërklevillit

Në vitin 1976, disa banorë të Sërklevillit, Ohajo, kishin filluar të merrnin letra anonime, ku jepeshin informata të detajuara rreth jetës së tyre private. Një shofere autobusi, Mary Gillespie, ishte akuzuar se kishte pasur një aferë me një zyrtar shkolle. Por, shkruesi i këtyre letrave duket se vendosi që të bëhej i dhunshëm. Në vitin 1977 u vra burri i Mary-t, Ron Gillespie. Policia në fillim tha se vrasja në fjalë ishte aksidentale, por më pas ajo iu atribuua shkruesit misterioz të letrave. Në vitin 1983 Mary gjeti një kurth të rrezikshëm dhe u arrestua kunati i saj, Paul Freshour, i cili u akuzua për vrasje. Ai u dërgua në burg, por më pas u lirua, pasi që letrat anonime vazhdonin të arrinin edhe pas arrestimit të tij. Paul Freshour vdiq tash vonë, pa mësuar kurrë identitetin e shkruesit të Sërklevillit. 

Edgar Allan Poe

Ngjashëm me librat e tij, edhe vdekja e Edgar Allan Poe-s ishte mister në vete. Më 3 tetor të vitit 1849, Poe u gjet në rrugët e Baltimorit në një gjendje tepër të keqe. Pasi që u dërgua në spital, ai vdiq katër ditë më vonë. Meqë gjatë qëndrimit të tij në spital Poe kishte një gjendje të keqe, ai kurrë nuk mundi të tregonte se si kishte ardhur në atë gjendje. Disa mendojnë se ai përkeqësim ishte pasojë e marrjes së një sasie të tepërt të ilaçeve kundër dhembjes, derisa të tjerët mendonin se ai vdiq nga tërbimi, helmimi, apo kolera.


(Kosova Sot Online)