UFO-ja ngjyrë vjollce vazhdon t'i shqetësojë anglezët

  • 30 nëntor 2019 - 09:52
UFO-ja ngjyrë vjollce vazhdon t'i shqetësojë anglezët

UFO-ja në formë kubi, e cila përbëhet nga disa drita ngjyrë vjollcë që vazhdimisht ndizen e fiken, është parë së fundmi në bregun verilindor të Anglisë, ndërsa ekspertët tani janë duke vënë në kërkim të dëshmitarëve të tjerë potencialë. Craig Lowther ka thënë që ai e kishte nxjerrë qenin jashtë rreth orës 23:30 kur kishte vërejtur një dritë vjollcë, që ndizej e fikej, në qiellin sipër shtëpisë së tij.

Ai më pas kishte vrapuar për ta marrë kamerën e tij dhe pasi që ishte kthyer e kishte vërejtur që drita ende qëndronte aty, ai e kishte kuptuar që përfundimisht nuk ishte aeroplan, pasi që, brenda kësaj kohe, aeroplani do të largohej nga ajo pozitë. UFO në fjalë është parë edhe nga njerëz të tjerë, të cilët kanë raportuar, ndonëse pa video.

(Kosova Sot Online)