Gjendet anija që ishte zhdukur në mënyrë misterioze në liqenin e Miçigenit

  • 01 December 2019 - 08:15
Gjendet anija që ishte zhdukur në mënyrë misterioze në liqenin e Miçigenit

Kur Kevin Dykstra dhe Frederick Monroe kishin filluar kërkimet e tyre në vitin 2011, ata ishin vënë pas arit, e jo pas mbetjeve të anijes së zhdukur.

Sipas legjendave lokale, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në atë zonë kishte humbur një sasi e madhe e arit, në vlerë të 2 milionë eurove, dhe ata dy, kishin filluar kërkimet e tyre, me shpresën që do ta gjenin vendndodhjen e saktë të arit. 

Ajo që hulumtuesit kishin arritur të gjejnë është një anije e shekullit të shtatëmbëdhjetë, e cila ishte zhdukur në atë periudhë, duke bërë bujë të madhe. Në atë kohë, zhdukja e saj ishte ndërlidhur me forcat mbinatyrore, megjithatë ky zbulim ka zbehur besimin në UFO.

(Kosova Sot Online)