Pse për disa gjëra nuk kemi asnjë shpjegim?

  • 02 dhjetor 2019 - 14:00
Pse për disa gjëra nuk kemi asnjë shpjegim?

Duket se, që nga ekzistimi i njerëzimit, gjithmonë ka pasur gjëra të pashpjegueshme. Fantazmat dhe UFO-t janë përmendur me mijëra vjet. Po aq edhe fenomenet telepatike. Krijesat si Bigfut dhe Loh Nes janë dokumentuar nga dëshmitarë të besueshëm okularë të paktën me qindra vjet. Por, ato mbesin megjithatë fenomene të pashpjegueshme. Ne nuk kemi dëshmi të plota e të qëndrueshme për ekzistimin e tyre. Shtohet pyetja pse, përkundër tërë përparimit që ka bërë shkenca, inteligjencës sonë të përparuar, gjërat e tilla vazhdojnë të mbesin të mbështjella me një vello sekret.

Materialistët përgjigjen duke thënë se gjërat e tilla nuk ekzistojnë, prandaj edhe nuk mund të dëshmohet ekzistimi i tyre, por ka shumë të tjerë që nuk pajtohen me këtë konstatim. Njëra ndër përgjigjet më të besueshme është se, ne nuk i kemi sqaruar këto gjëra ende, meqë thjesht, nuk mundemi. Mendja njerëzore, sado e përparuar që të jetë, është megjithatë e kufizuar. Ndoshta ato gjëra ekzistojnë në një dimension tjetër, të panjohur për ne?

(Kosova Sot Online)