Një UFO shihet mbi Nju Jork

  • 04 December 2019 - 10:13
Një UFO shihet mbi Nju Jork

J anë publikuar disa foto të një objekti të çuditshëm i cili është parë mbi qiellin e Nju Jorkut për rreth tre minuta. Video incizimi kontrovers, i cili tanimë mund të gjendet edhe në "YouTube", është incizuar të mërkurën e kaluar nga përdoruesi me emrin Von Edgar-Land. Objekti që shihet duke qëndruar pezull në ajër, nuk ngjanë me asnjë fluturake të njohur.

Ai emiton një zë të zhurmshëm, i cili, sikur që thuhet në incizim, kishte bërë që të iknin disa shpezë që gjendeshin në atë moment aty. Ky incizim është kontrovers edhe për faktin se zgjatë vetëm 15 sekonda, për shkak se, sikur që thuhet, iPhone i incizuesit ishte fikut vetvetiu, për shkaqe të panjohura. Këto incizime kanë hasur në një skepticizëm të kuptueshëm, meqë sapo të shihet se një incizim zgjatë shumë pak, dyshimi kryesor është se ai është fals. Ka pasur edhe të tillë që kanë thënë se objekti në fjalë mund të ketë qenë njëfarë lloj droni.

(Kosova Sot Online)