Një krim i çuditshëm, i pashpjegueshëm

  • 04 December 2019 - 10:23
Një krim i çuditshëm, i pashpjegueshëm

Natën e 26 dhjetorit të vitit 1898, Michael Murphy, 29 vjeç dhe motrat e tij Norah, 27 dhe Ellen, 18, ishin duke u kthyer në shtëpinë e prindërve të tyre, në një fermë në periferi të Gatonit, Australi. Ata kishin shkuar në një mbrëmje vallëzimi, e cila më vonë ishte anuluar. Rreth 3 km jashtë Gatonit, ata ishin vrarë në një mënyrë e cila edhe sot e kësaj dite mbetet njëri ndër misteret më të mëdha të Australisë. Burri i motrës së tyre doli të nesërmen që t'i kërkonte.

Ai gjeti kufomat e të vrarëve. Rrobat e vajzës ishin shqyer. Kafkat e Michael-it dhe Ellen-ës ishin shtypur. Ky ishte një krim i tmerrshëm sipas çdo standardi. Sidomos për faktin se kishte ndodhur në një fshat australian në një kohë kur gjërat e tilla ishin thuajse të paimagjinueshme. Për shkak të disa pengesave të asaj kohe, hetimet kishin çaluar shumë.

P.sh, për shkak të ndërprerjes së komunikimit, policia e Brisbejnit kishte marrë vesh për këtë tragjedi vetëm dy ditë më vonë. Skena e krimit nuk ishte izoluar, kështu që shumë njerëz kishin kaluar andej, me gjasë duke shkatërruar dëshmitë e vlefshme. Edhe pse intervistoi më shumë se 1000 njerëz, policia nuk arriti ta gjende kryesin e këtij krimi.

Kosova Sot Online)