Sot Asteroidi "2004 BL86" i afrohet tokës si asnjëherë më parë

  • 07 December 2019 - 10:35
Sot Asteroidi

Sonte në mbrëmje do të përjetohet afrimi më i madh i tokës me një asteroid, gjë që nuk pritet të ndodh deri në vitin 2027. Asteroidi, i cili është emëruar si "2004 BL86", do t'i afrohet tokës në një distancë, që do të jetë sa tri herë distanca mes tokës dhe hënës. Kjo ngjarje pritet të ndodhë sonte, më 26 janar, në mbrëmje. Astronomët besojnë se gjatësia e asteroidit është rreth 500 metra, ndërsa kanë shtuar se toka nuk do të ndikohet nga kalimi i këtij asteroidi.

Në pikën më të afërt me tokën, asteroidi do të jetë rreth 1.2 milion kilometra afër tokës, gjë që nuk pritet të ndodhë më deri në vitin 2027, kur asteroidi "1999 AN10" pritet t'i afrohet tokës në një distancë më të vogël. Asteroidi do të mund të shihet nga toka nëpërmjet teleskopëve, ndërsa pozicionet më të përshtatshme për ta vrojtuar këtë asteroid llogaritet të jenë Evropa, Afrika dhe Amerika Veriore.

(Kosova Sot Online)