Tregimi i çuditshëm rreth alienëve të Fletvudsit

  • 09 December 2019 - 10:38
Tregimi i çuditshëm rreth alienëve të Fletvudsit

 Pak para perëndimit të diellit të 12 shtatorit të vitit 1952, në Fletvuds të Virxhinias perëndimore një grup djemsh, nxënës shkolle, panë një UFO në formë trekëndëshe, i cili më pas ra në një breg aty afër. Djemtë shkuan me vrap aty ku kishte rënë UFO-ja, por atyre, përgjatë rrugës, iu bashkuan edhe disa njerëz të tjerë. Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, ata panë një dritë të kuqe, pulsuese, si dhe dëgjuan disa zëra gjëmues, që nuk ishin njerëzor.

Kur dikush e drejtoi dritën e baterisë në drejtim të UFO-s, u panë dy sy duke shndritur dhe, më pas, u pa edhe një alien i gjatë. Alieni u drejtua kah njerëzit, por dëshmitarët thonë se ai më shumë rrëshqiste, sesa që ecte. Njerëzit i kapi frika dhe ikën. Të nesërmen, hetuesit zbuluan vendin e rënies së UFO-s, me një substancë të çuditshme, si vaj, i cili me gjasë kishte rënë nga UFO-ja. Sipas një informate, një javë para këtij incidenti, një femër, bashkë me nënën e vet, kishin parë një krijesë të ngjashme me alienin në fjalë.

(Kosova Sot Online)