Një banor i Tenesisë ndiqet nga UFO-t

  • 10 December 2019 - 09:35
Një banor i Tenesisë ndiqet nga UFO-t

Një banor i shtetit amerikan Tenesi, nga vendi Silerton, thotë të jetë ndjekur nga dy UFO, derisa si celulari, po ashtu edhe radioja e veturës së tij, në ato momente kishin pushuar së funksionuari. Kjo kishte ngjarë në orën 6:15 të paradites së 27 janarit të vitit 2015. Në fakt, ai rreth orës 5 të mëngjesit kishte dëgjuar zhurmën e një helikopteri, derisa ishte ndalur në një semafor. Ai thotë se, meqë ishte i ndalur, kishte kërkuar me sy në qiell që ta shihte helikopterin, por nuk kishte parë gjë. Por, pasi që ishte nisur me veturë dhe kishte bërë një copë rrugë, ai kishte parë disa helikopterë afër një hekurudhe. Ata ishin helikopterë ushtarakë.

Kur, në orën 6:15 ai kishte vërejtur diçka të jashtëzakonshme në qiell - dy yje në qiell, më të ndritshëm se Venera, që udhëtonin në grup. Ai ishte ndalur dhe, meqë terreni ishte i haptë, ua kishte bërë objekteve me drita, duke menduar se ishin avionë në rrezik. Më pas, edhe ata i ishin përgjigjur me sinjale të dritës. Atë e kishte kapluar paniku dhe kishte ikur, duke parë për një kohë të gjatë UFO-t duke e ndjekur pas.

(Kosova Sot Online)