Disa nga dëshmitë më bindëse për ekzistimin e jetës pas vdekjes

  • 10 December 2019 - 15:04
Disa nga dëshmitë më bindëse për ekzistimin e jetës pas vdekjes

Dhurata e babagjyshit

April gjithmonë ishte e afërt me babagjyshin e saj, i cili ishte një bukëpjekës i respektuar, që në të njëjtën kohë, përgatiste edhe tortat e dasmave. Pasi që ai vdiq, April mbeti me zemër të thyer. Ajo nuk donte të fliste, e as të rrinte me askënd. Disa javë më vonë, ajo ishte zgjuar nga një gjumë i thellë dhe kishte vërejtur diçka me cep të syrit. Kur ishte kthyer për të shikuar më mirë, ajo kishte parë babagjyshin e saj të ndjerë, bashkë me një krijesë tjetër. Babagjyshi vetëm e shikonte, më pas e kishte ngritur dorën dhe kishte thënë: "Çdo gjë do të jetë në rregull. Unë gjithmonë do të jem me ty". Më pas ai i kishte thënë April-it që të kthehej në shtrat dhe ta vazhdonte gjumin. Por, në të njëjtën kohë, babagjyshi i ndjerë ia kishte dhënë asaj një dhuratë të çmueshme. Prej atij momenti April, e cila më parë nuk kishte haber se si bëheshin tortat e dasmave, ishte në gjendje që të bënte të gjitha llojet e atyre tortave, mu sikur i bënte dikur babagjyshi i saj. 

Zëri i nënës

Ishte një natë e rëndomtë e gushtit të vitit 1975 kur 18-vjeçja Kris ishte duke dërguar rrobat në lavatoren, e cila gjendej prapa restorantit ku punonte ajo. Ajo kishte vendosur rrobat në rrobalarëse dhe ishte nisur për t'u kthyer në restorant për t'i ndihmuar të dashurit të saj, i cili aty punonte si kuzhinier. Derisa ishte duke shkuar kah hyrja e prapme, vëmendja e Krisit ishte tërhequr nga një veturë e çuditshme, ngjyrë ari. Ajo kishte hyrë në kuzhinë dhe, pasi që ishin larguar thuajse të gjithë mysafirët nga restoranti, kishte dëgjuar zërin e nënës së saj, duke thënë: "Kris, mos lëviz"! Për fat të mirë, Kris e dëgjoi zërin e nënës dhe qëndroi aty. Njëri nga kamerierët hyri brenda duke bërtitur dhe duke thënë se hajnat ishin hyrë në restorant. Sikur ajo të hynte në restorant, plaçkitësit e armatosur kishin shumë të ngjarë që ta kishin vrarë atë, duke reaguar në shpejtësi. 

Shënimi i babait

Një mëngjes shtatori të vitit 1999, Clair ishte befasuar kur kishte gjetur një mesazh të shkruar në një fletë të vogël, të ngjitur në frigorifer, me anë të magnetit. Shënimi thoshte: "Ngrehu dhe shkëlqe, Claire". Ajo mund të bënte be se dorëshkrimi ishte i babait të saj. Problemi i vetëm ishte se i ati i saj kishte dy vjet që kishte vdekur dhe ajo e dinte se ajo fletë ishte e bardhë, pa asnjë shënim, kur kishte rënë për të fjetur një natë më parë. Clair ishte e sigurt se shkrimi ishte i babait të saj për shkak se, si pasojë e një sëmundjeje, ai, sa ishte gjallë, kishte një shkrim karakteristik, sikur kur të dridhet dora. Dy vajzat e Clair-ës, të cilat edhe ashtu nuk jetonin me nënën e saj, mohuan çdo "shaka të pakripë" nga ana e tyre. Përmbajtja e mesazhit ishte personale. Kur ishte e vogël, sa herë që e zgjonte në mëngjes, i ati i thoshte të bijës po të njëjtat fjalë. Clair thotë se nuk ndihet e frikësuar, përkundrazi, ndihet mirë meqë e di se i ati i saj, përkundër asaj se ka vdekur, nuk e ka harruar atë. 

(Kosova Sot Online)