"Njeriu i hollë" ngjall tmerr sërish

  • 11 dhjetor 2019 - 10:48

P ërkundër asaj se është personazh imagjinar, që është parë ëndërr nga një përdorues interneti në vitin 2009, Njeriu thatanik (Slender Man) duket se nuk e ka pasur problem që të ngjallë tmerr edhe kohët e fundit. Kësaj here ai është paraqitur në zonën tradicionalisht të pushtuar nga djajtë, në Kenok Çejs të Stafordshajrit, ku më parë janë raportuar shumë raste bizare, duke filluar nga aktivitetet poltergeist e deri te paraqitja e fëmijëve syzinj.

Një dëshmitar tregon se, derisa ishte duke shëtitur në mëngjes, kishte vërejtur një figurë të çuditshme në distancë. Sipas dëshmitarit, ajo krijesë kishte sy të kuq si gjaku, të cilët shkëlqenin në atë gjysmëterr të agimit. Kjo krijesë misterioze ishte parë edhe nga një banor tjetër, i një lagjeje aty afër. Ai thotë se ishte zgjuar natën, pasi që kishte dëgjuar një zë të çuditshëm gërvishtës. Kur kishte shikuar, ai kishte parë Njeriun thatanik.

(Kosova Sot Online)