Krijesa me sy të zjarrtë, që e tmerroi gruan nga SHBA-ja

  • 13 December 2019 - 10:06
Krijesa me sy të zjarrtë, që e tmerroi gruan nga SHBA-ja

Në fund të vitit 2013, një grua nga Misisipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte raportuar për një dukuri shumë të çuditshme. Ajo ka thënë se e kishte parë një krijesë me krahë, e mbuluar me gëzof të zi dhe me sy të zjarrtë duke shtuar se krijesa në fjalë ia kishte kujtuar krijesën mitologjike, të parët e saj e kishin quajtur Swift Peter.

Ajo ka thënë se takimi i saj me krijesën misterioze kishte ardhur pasi që qentë e lagjes kishin filluar të lehnin më të madhe, ndërsa ajo bashkë me nënën e saj kishin dalë për të shikuar nëse gjithçka ishte në rregull. Pas takimit me krijesën misterioze, ajo e tmerruar ishte futur në shtëpi, ndërsa të nesërmen, në oborrin e saj kishte vërejtur shenjat e këmbëve me shtatë gishtërinj.

(Kosova Sot Online)