Misteri i zhdukjes së qindra njerëzve nëpër male të ndryshme përreth botës

  • 14 dhjetor 2019 - 14:12
Misteri i zhdukjes së qindra njerëzve nëpër male të ndryshme përreth botës

Njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës së fundmi kanë filluar të raportojnë për dukur shumë të pazakonta. Bëhet fjalë për zhdukjet e papritura të njerëzve, të cilët kanë qenë duke shëtitur në afërsi të pyjeve të ndryshëm. Karpatet e Rumanisë, Mali Kailash në Tibet, Mali Markauasi në Peru dhe disa pyje në SHBA janë vetëm disa nga lokacionet ku dyshohet se qëndron një grabitqar misterioz, që ka fuqi të grabit shumë njerëz, brenda një kohe të shkurtër.

Teoria rreth ekzistencës së një krijese të tillë është nxjerrë nga hulumtuesi i dukurive paranormale Stephen Young, i cili më herët kishte dyshuar se fajtori për zhdukjen e njerëzve ishte ndonjë "Bigfoot", mirëpo, numri i shtuar i të zhdukurve ka bërë që Young të vjen me një teori tjetër.

(Kosova Sot Online)