E dashura i dërgon mesazhe nga varri

  • 15 December 2019 - 08:15
E dashura i dërgon mesazhe nga varri

Nathan, i cili preferon që të prezantohet vetëm me emër, thotë se e dashura e tij Emily vdiq në një aksident të tmerrshëm trafiku, në vitin 2012.

Një vit më vonë, me gjasë e pakënaqur me jetën pas vdekjes, Emily ishte rikthyer për të komunikuar me Nathanin përmes "Facebook"-ut. Sipas Nathanit, të gjitha mesazhet që i ka marrë nga Emily, pas vdekjes së saj, janë mesazhe të ricikluara, gjë që d.m.th. se ose ndokush është duke manipuluar me llogarinë e saj në FB, ose shpirti i vetë Emily-s nuk është në gjendje të krijojë mesazhe të reja, por vetëm të manipulojë me ato të vjetrat.

Por, herë pas here, Emily, apo shpirti i saj, shkruajnë fjalën "freezy" (u mërdhiva), gjë që e ka shqetësuar pa masë Nathan-in, meqë ai e ka paramenduar ish të dashurën e tij duke mërdhirë në veturën ku edhe bëri ndeshje dhe vdiq. Ka të tillë që thonë se mos ndoshta nëna e Emily-s është duke i dërguar ato mesazhe, në mënyrë që t'i hakmerret Nathanit, të cilin ajo e fajëson për vdekjen e së bijës.

(Kosova Sot Online)