NASA: Në Hënë ekziston një strukturë gjigante

  • 16 dhjetor 2019 - 10:13
NASA: Në Hënë ekziston një strukturë gjigante

E dhe pse NASA zakonisht demanton zërat rreth pranisë gjoja të alienëve dhe bazave të tyre në Hënë, kësaj here ka qenë vetë agjencia hapësinore amerikane e cila ka dalë me një deklaratë rreth ekzistimit të një strukture masive në satelitin e vetëm natyror të Tokës, në Hënë pra. Zona e madhe e Hënës, që njihet me emrin Oqeani i stuhive, aktualisht është vërejtur se paraqet një drejtkëndësh të madh. Kjo strukturë, si e tillë, paraqet enigmën më të re në Hënë.

Mendohej se krateri gjigant ishte krijuar nga ndeshja e një asteroidi, por tani shkencëtarët mendojnë se kjo strukturë ishte krijuar nga ftohja e llavës në fillim të ekzistimit të Hënës. Kjo ka bërë që shkencëtarët të mendojnë e sateliti natyror i Tokës, në të kaluarën, ka qenë shumë më aktiv sesa që mendohej. Pamjet që mundësuan identifikimin e kësaj strukture drejtkëndore vijnë nga misioni "Grail" i NASA-s.

(Kosova Sot Online)